Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/Përmbledhja ditore

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore:

-U arrestua në flagrancë shtetasi G. X., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard “Gjergj Kastrioti”, Korçë, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin L. Q., 70 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Kolonjë:

-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 54 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, pasi në afërsi të fshatit Starje, dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe pyjore me bimësi.

Komisariati i Policisë Maliq:

-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me grusht një 62-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.