Gjipe, Himarë
Po ndërtonin pa leje, në plazhin e Gjipesë, vihet në pranga një 52-vjeçar, vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të tjerë.
Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 4 raste të kësaj paligjshmërie, në plazhin e Gjipesë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S, 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Sh., 63 vjeç, B. Sh., 52 vjeç dhe A. Z., 65 vjeç, të tre banues në Himarë.
Këta shtetas po ndërtonin secili nga një strukturë druri (beach-bar), pa lejen e organeve kompetente, në plazhin e Gjipesë, për qëllime përfitimi.
Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.