DVP Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 59 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.