Korçë
Transportonin me qëllim shitjen, 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, finalizoi operacionin e koduar “Sinjali”.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit K. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe H. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi.
Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.