Durrës
Komisariati i Policisë Durrës ndaloi shtetasit në kërkim:
K. M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
S. H., 66 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
-arrestoi në flagrancë shtetasin B. Y., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait dhe kunatës së tij. Gjatë kontrolli fizik, shtetasit B. Y. iu gjet një mjet prerës (thikë).
-referori materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset R. M., 33 vjeçe dhe R. B., 47 vjeçe, të dyja banuese në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.