Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas

Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

Hetimi i Krimeve

  • U arrestua shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje
  • U ekzekutua vendimi penal për shtetasin A. F., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
  • U arrestua në flagrancë shtetasi H. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti dhe një mjet prerës thikë.
  • U arrestua në flagrancë shtetasi B. A., 32 vjeç, banues në Preshevë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një shufër metalike si ato të Policisë.

Siguria rrugore

  • U arrestuan shtetasit A. Gj., 40 vjeç, dhe F. M., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre, pa leje drejtimi
  • U arrestua shtetasi S. H., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmë, në orën 20:50, në rrugën “Peti”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka përplasur dy automjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.