Elbasan/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim

Elbasan/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Forca e Posaçme Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariati i Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin Fjodor Berati, 35 vjeç, banues në Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi:

-Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 10.04.2019, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ambient publik dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-Gjykata e Kukësit, me vendimin e datës 05.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.