Raporti i ngjarjeve, 24 prill 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Shkodër

Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Shkodër.   

Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 25 vjeç, banues në Berat, pasi mesditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar.

Të njëjtat shërbime arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në fshatin Duhanas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar derën e një subjekti financiar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit S. M., 19 vjeç dhe V. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Skrapar, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa koshere me bletë, në fshatin Radesh. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 96 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 63 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve kibernetike dhe 1 rast i falsifikimit, me autorë ende të paidentifikuar.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 5 raste, 2 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 14 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të prishjes së qetësisë publike, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të vetëgjyqësisë, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kundërshtimit të urdhrit të punonjësve me funksione të ndryshme, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike dhe ngacmimi seksual, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i dyshuar i veprës penale “Trafikimi i të miturve”, me autor/ë ende të paidentifikuar.

2 shtetas janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për raste të mëparshme të veprës penale:

-“Ngacmimi seksual”, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas;

-“Vepra të turpshme”, është ndaluar 1 shtetas.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.