Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. D., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit E. S., 24 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të dy banues në Bërz, Fier. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Qytet Studenti, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim dhe t’i filmonin ata, me celular.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasi R. K., 63 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në orën 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë.