Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:
- Ndaloi shtetasin në kërkim M. B., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në kredi”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
- Referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. S., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis.
- Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen gjermane E. H., 60 vjeçe, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja E. H., me sëmundje mendore, vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin psikiatrik të Vlorës.
- Arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
- Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. B., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 22.04.2024, në mesnatë, automjeti “Alfa Romeo”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me automjetin me drejtues shtetsin F. D. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi F. D. dhe pasagjeri i automjetit tip “Alfa Romeo”.
- Arrestoi shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Kosova”, motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 63 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar 63-vjeçari, i cili po merr mjekim në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.