Raporti i ngjarjeve, 22 prill 2024

Raporti i ngjarjeve, 22 prill 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 44 shtetas, konkretisht: 13 shtetas janë vënë në pranga, 29 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.  

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.  

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, është evidentuar 1 rast- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste- 1 rast me autor të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër është proceduar penalisht 1 shtetas.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” – 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;  

1 rast i veprës penale “Prishja e qetësisë publike” – 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”- 1 shtetas është arrestuar në flagrancë.   

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë vënë në pranga adhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.