Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur derën e një banese, në lagjen nr. 17.
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan shtetasin T. E., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, për shtetasit K. H., 20 vjeç, banues në Suedi dhe L. C., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.