Raporti i ngjarjeve, 20, 21 prill 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.  

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Catch”.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.          

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lezhë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Zbardhen 4 vjedhje të kryera më parë.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi K. K., 47 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi B. D., 51 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë, në një miniserë afër banesës së 51-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Durrës

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “SAFE TRIP”. Shkon 20 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar si organizator për trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim përfitimin.

Në vijim të operacionit “SAFE TRIP”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit F. M., 53 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit A. M., 45 vjeç, me vendqendrim në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vazhdon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Operacioni “SAFE TRIP” u finalizua pas përfundimit me sukses të një hetimi proaktiv, i cili u zhvillua për një periudhë rreth 1-vjeçare, në kuadër të të cilit, me mbështetjen dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u dokumentua dhe u zbardh aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë Hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shtetas dhe subjekte, të cilët siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme, për të mbërritur në vendin tonë, me qëllim që të vijojnë rrugëtimin e tyre, drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Durrës

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe  arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.   

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Sarandë

Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacionet, në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.

Në kuadër të operacioneve të koduar “Strike 11” dhe “Strike 12”, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 kallëp tritoli, dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, fara cannabisi, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, municion luftarak, një shumë parash, një pjesë të dyshuara të falsifikuara, si dhe 8 celularë.

Gjatë operacionit “Strike 11”, në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit “Strike 12”, në Ksamil, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë.       

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në muajin shtator të vitit 2016, I.K., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

Poliçan

Stacioni i Policisë Poliçan, menjëherë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në kundërshtim me ligjin, municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë, organizoi punën për kapjen e tij.

Si rezultat u vu në pranga shtetasi F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion  luftarak dhe një armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 160 shtetas, konkretisht: 52 shtetas janë vënë në pranga, 93 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste- 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për krime në këtë fushë, janë kapur.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra në këtë fushë, janë kapur.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 8 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për raste të tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 16 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste- 3 shtetas janë vënë në prang dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 18 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga, 8 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të prishjes së qetësisë publike, me 3 shtetas të vënë në pranga, 8 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve shtetërorë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vënies së kundërligjshme të basteve sportive, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, me 3 shtetas të vënë në pranga, 8 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i falsifikimit dhe 1 rast i veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për të cilin vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësin/it;

-nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për raste të mëparshme:

-të falsifikimit, është ndaluar 1 shtetas;

-të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, janë ndaluar 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër;

-të kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, është ndaluar 1 shtetas;

-të prishjes së qetësisë publike dhe shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse, është ndaluar 1 shtetas;

-të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, është ndaluar 1 shtetas;

-të rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit, është ndaluar 1 shtetase;

-të trafikimit të mjeteve motorike dhe përvetësimit të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale, është ndaluar 1 shtetas.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.