Drejtoria Vendore e Policisë Korçë zhvilloi disa aksione në fushat e hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Krimeve.
1- Hetimi i Trafiqeve të Paligjshme
U ndalua shtetasi në kërkim A. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
2 – Hetimi i Krimeve
- U arrestua në flagrancë shtetasi M. D., 24 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në celular iu gjet një llogari aktive për vënien e basteve sportive.
- U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
- U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. F., 52 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
- U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi nafte, nga serbatori i kamionit në pronësi të një 58-vjeçari.
- U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në fshatin Mësiçkë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me grushte, një 17-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.