DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Q., banues në fshatin Kalasë, Delvinë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, automjetin e një shtetasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Dh. dhe D. J., pasi gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike cannabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.