Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Q. A., 58 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, është konstatuar ndërhyrje e paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike, në banesën e tij.
Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi në kërkim E. K., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në Komisariatin e Policisë Durrës, është paraqitur një shtetase 44 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.