DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar disa pemë ulliri, në pronën e një 35-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Ditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 47-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 47-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.