Fier/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. V., 66 vjeç, banues në Divjakë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përfshirë në aksident me motomjetin me drejtues shtetasin A. P., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 57 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Xh., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi L. B., banues në Fier, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja Sh. B., 37 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.