DVP Tiranë – Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim

DVP Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e DVP Tiranë, 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e 3 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve:

✔️ Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kapën dhe ndaluan shtetasin Alket Vatnikaj, 24 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

✔️ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin O. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

✔️ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin në kërkim B. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim për veprën penale “Mashtrimi”. 26-vjeçari i kaloi DVP Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.