Gjirokastër/Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Gjirokastër/Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 17-vjeçare.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit R. R., 60 vjeç, banues në Memaliaj dhe Gj. V., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi R. R. ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili për pasojë është përplasur me autobusin që drejtohej nga shtetasi Gj. V., i cili gjithashtu po kryente manovër (parakalim) të gabuar. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasi R. R.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pllakë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët një dyqan fruta-perimesh. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.