DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 56 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-L. H., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
K. Ç., 21 vjeç, banues në Leskovik, Kolonjë, pasi në aksin rrugor “Leskovik-Përmet”, motomjeti pa targë që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. P. Për pasojë është dëmtuar 21-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
B. I., 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në fshatin Vinçan, Korçë, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe më pas është rrëzuar. Për pasojë është dëmtuar 45-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për mjekim.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 23 vjeç, banues në fshatin Damjanec, Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin pa targa, që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për identifikimin e tij dhe për shoqërimin në komisariat.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Xh., 31 vjeçe, banuese në fshatin Braçanj, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Selanik, Greqi, i cili ka kallëzuar se para 12 ditësh, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Th. M., 52 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë. Po punohet për gjetjen e tij.