DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Z., 27 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. E., si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. K., pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërtuar pa leje, një objekt, në stacionin e plazhit, në Radhimë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 24 vjeç, pasi u konstatua duke transportuar me automjetin e tij, disa gjedhë të dyshuara të kontrabanduara. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. G. dhe A. B. banues në Fier, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasin S. Q., banues në Qeparo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme.