Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre në kërkim, dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 45 vjeç, banues në Qerret, pasi ka prishur murin rrethues të një fushe sporti, me pretendimin se muri ishte në pronën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasen në kërkim M. P., 50 vjeçe, banuese në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. B., 23 vjeç, banues në Maminas, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin S. R.;
A. C., 32 vjeç, banues në Sallmone, sepse ka goditur me grusht shtetasin I. T., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë ndaluan shtetasin në kërkim Xh. K., 34 vjeç, banues në Ishëm, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 2 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.