DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. L., 33 vjeç dhe G. H., 39 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, automjetet që drejtoheshin nga këta shtetas janë përfshirë në aksident, bashkë me dy automjete të tjera. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin G. H.;
-J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip (Passat) në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. S., pasi në ambientet e jashtme të banesës së saj, u konstatuan punime ndërtimi të kryera pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 38 vjeç, banues në fshatin Dardhë, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje nga organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 74 vjeç, ka thyer me gurë xhamin e automjetit në pronësi të një 56-vjeçari, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.