Dibër
Ndezi zjarr për pastrimin e tokës dhe djegien e mbeturinave, dhe si pasojë e çlirimit të tymrave u shkaktua ndotje e ajrit, falë reagimit të menjëhershëm dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe procedohet penalisht autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, si rezultat i hetimeve të kryera për një rast zjarrvënieje, identifikuan autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin M.R., 43 vjeç, banues në Peshkopi, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkaterrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit”.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, me qëllim pastrimin e tokës së tij dhe djegien e disa mbeturinave, ka ndezur zjarr dhe si pasojë e çlirimit të tymërave, është shkaktuar ndotje e ajrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.