DVP Berat/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 25 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, pasi nga kontrollet në banesë iu gjetën 1 përforcues grushti, 1 pistoletë sportive dhe një sasi fishekësh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. G., 36 vjeçe, banuese në fshatin Drizë, dyshohet me probleme mendore, pasi i ka dëmtuar automjetin, një 36-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.