Elbasan – Kapet dhe ndalohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Elbasan

Kapet dhe ndalohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin K. T., 36 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 13.09.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.