Qarku Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” i gjetën një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 35 vjeç, banues në fshatin Qytezë, Devoll, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, në qytetin e Korçës, bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci. Shtetasja M. L. u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 46 vjeç dhe K. H., 18 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, një 37-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, u kap nga shërbimet e Frontex-it, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.