DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 14-vjeçar, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi në fshat, dyshohet se ka djegur me zjarr hangarin me bazë ushqimore dhe një gjedh, në pronësi të shtetasit I. R. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se 14-vjeçari ka tentuar të djegë edhe hangarin me bazë ushqimore, të një shtetasi tjetër, në fshatin Qatrom.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Q., 27 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në lagjen nr.10, Korçë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. J., 56 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi duke djegur disa barishte në tokën e tij, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur në një sipërfaqe rreth 5 hektarë, me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.