Policia Rrugore intensifikon masat monitoruese për të parandaluar aksidentet

Policia Rrugore

Intensifikohen masat monitoruese, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar masat monitoruese, duke përdorur mjetet inteligjente Poliscan, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që kanë në dispozicion.

Si rezultat i monitorimit, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 27 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

Janë pezulluar 123 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

Janë evidentuar dhe ndëshkuar gjithsej 18 719 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

1227 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

5416 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

1114 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

10 495 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;

467 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.