DVP Lezhë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e djeshme, se te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. S. kishte dhunuar fizikisht shtetasin A. D. dhe ishte larguar me automjet, nga vendngjarja, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë lokalizuan dhe kapën shtetasin G. S., për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 64 vjeç, banues në fshatin Krajën, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.