Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
•Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban:
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbenetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 58 vjeç, se 37-vjeçari e ka regjistruar atë, si punonjës në biznesin e tij, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.