DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Korçë, me ciklomotorin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”, fotografinë e një 14-vjeçareje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. A., 37 vjeçe, banuese në fshatin Mançurisht, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, në një klinikë dentare, dyshohet se ka vjedhur një celular dhe një shumë parash, në çantën e një 43-vjeçareje. Celulari dhe shuma e parave u gjetën gjatë kontrollit në banesën e shtetases A. A. dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.