Art & Sport – Komunitet & Polici dhe nën moton e IPA Albania “Shërbejmë përmes miqësisë” ekipi i “Volley Police” dhe i futbollit në Policinë e Shtetit zhvilluan disa aktivitete sportive, por edhe sensibilizuese, duke bërë pjesë partnerët tanë francezë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e besimit të komunitetit tek Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit, në kuadër të ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri 🇦🇱-Francë 🇨🇵 që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, krahas punës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, gjen formën dhe mënyrën për të treguar edhe vlera të tjera, siç janë edhe aktivitetet sportive, të cilat jo vetëm rrisin performancën, por përcjellin edhe mesazhin më të mirë në komunitet, duke u bërë bashku në fushën e blertë të Stadiumit “Selman Stermasi” ⚽ në përballje ndërmjet ekipeve U – 19 me DISTRICT DE LA CÔTE D’AZURE dhe më pas me ekipin e të rriturve nga Franca, që vjen për herë të tretë në Tiranë si ndjekës i Kombëtares, të cilët luajtën me ekipin e futbollit të Policisë.
Kjo falë kontributit të shqiptares që jeton dhe punon në Francë 🌟 Mimoza Ibrahimi, bashkëshortit të saj Jean-Claude Alarcon dhe përfaqësueses së ekipit “Volley Police” Linda Braja.
Ky aktivitet kishte si protagonistë edhe fëmijët, tashmë miq të ekipit “Volley Police”, të cilët dolën në fushën e blertë duke mbajtur në duar pankarta me shkrimet KOMISARIATI DIXHITAL👨✈ dhe 112 📞
Këto aktivitete, të cilat u ndoqën edhe nga mediat, kanë për qëllim afrimin me komunitetin dhe rritjen e besimit tek Policia e Shtetit, në punën e saj për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët 👫, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy Policive, shqiptare dhe franceze.
Lindën si pasion 🎶🏐🎶
U krijuan si ekipe 🌟👮♀🌟
U zhvilluan aktivitete🏅🇦🇱🏆
Për të fituar një komunitet 🌞👨👩👦👦🌞