DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 72 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe me shkelma, një 14-vjeçar, për motive të dobëta.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 36 vjeç, dhe R. S., 47 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë goditur me grushte, një 28-vjeçar, për motive të dobëta.
Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin I. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, një 29-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë P. D., 64 vjeç, banues në Gramsh, pasi është kapur duke prerë pemë, në lagjen “Sporti”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.