Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Parave dhe Aseteve Kriminale ndaluan shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit dyshohet se ka përvetësuar një shumë monetare, nga një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. R., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kristo Luarasi”, nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar me forcë, për shkak të detyrës, një punonjës Policie.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ditën e djeshme, në spitalin “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasja H. C., 87 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, e cila ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi në banesë kishte konsumuar detergjent larës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.