Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati, si dhe për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje.
Zbulohen 2 lokale ku viheshin baste sportive, si dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.
Shpallet në kërkim njëri prej pronarëve të lokaleve, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.
Sekuestrohen 3 makineta, 3 celularë dhe 1 armë zjarri pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjen “Apollonia” dhe lagjen “Liri”, Fier viheshin baste sportive.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit në lagjen “Liri”, shtetasi F. K., 64 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi S. M., 33 vjeç. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit Xh. K., 29 vjeç, F. A., 19 vjeç, M. Ç., 25 vjeç.
Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.
—-
Po këta specialistë kapën në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.