DVP Vlorë – Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka në përdorim një automjet të trafikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën.