Raporti ditor i ngjarjeve, 21 mars 2024  

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. 

Gjatë 24 orëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 45 shtetas, konkretisht: 15 janë vënë në pranga, 28 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, 1 rast me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim, ndërsa për 3 rastet e tjera janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas.  

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.   

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 2 raste, prej tyre 1 rast me autorë të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër është vënë në pranga 1 shtetas.   

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste – 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.   

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga. Janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” – me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes osë dhunës për dhënien e pasurisë”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë.  

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 7 shtetas. Janë evidentuar në total 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.  

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.