Raporti i ngjarjeve, 20 mars 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.  

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka aksidentuar lehtë me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, një shtetas 16 vjeç.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin S. B., 65 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër. 

Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi L. L., 48 vjeç, banues në Fier, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur ciklomotorin tip “Dayang”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana 

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me partnerët ndërkombëtarë, ekstradohen 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

-Ekstradohet nga Gjermania, 68-vjeçari që tentoi të vriste një shtetas, më datë 08.02.2024. 

-Ekstradohet drejt Italisë, një shtetas i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.   

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, Gjermani, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar:

S. K., 68 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi”.    

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar: 

G. H., 29 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Shtetasi G. H. është lokalizuar dhe kapur në Durrës, më datë 07.11.2023, gjatë operacionit policor të koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 64 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 39 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i kërkuar për krime në këtë fushë, është kapur.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste, 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 9 raste, 5 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të shpallur në kërkim, përkatësisht për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Përndjekja”, janë kapur dhe ndaluar.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.