DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale. Për shkak të përplasjes së automjeteve, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. M. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet policore.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
Sh. H., 63 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të presë disa pemë, në një pronë shtetërore, me pretendimin se është prona e saj;
E. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, dyshohet se ka goditur me grushte një 41-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 09.03.2024, një 31-vjeçare, banuese në Korçë, ka konsumuar një sasi pesticidi, në banesë. Pas mjekimit në spitalin e Korçës, kjo shtetase u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar.