DVP Vlorë
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli në automjetin që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. A., 36 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi H. Xh. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi H. Xh., i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. L., Q. M., V. G., L. Q. dhe I. B., sepse ditën e djeshme, për të organizuar një protestë, kanë bllokuar për disa minuta, aksin rrugor “Vlorë – Peshkëpi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.