DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. Zh., 58 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 43 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 68 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar xhamin e pasmë të një automjeti.
-Në ambientet e Policisë, shtetasi E. Ç., 43 vjeç, banues në Elbasan, ka kallëzuar se i kanë vjedhur targat e automjetit të tij, që e kishte lënë të parkuar në anë të rrugës, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, për shkak të një defekti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.