Edhe fëmijët i bashkohen ekipit “Volley Police” me thirrjen:
“SHEH DIÇKA TË PALIGJSHME, RAPORTOJE ATË NË KOMISARIATIN DIXHITAL OSE NË NR. 112”
Në stadiumin “ARENA AIR ALBANIA”, me banderola dhe pankarta në duar Komisariati Dixhital dhe numri unik 112, ekipi “Volley Police” dhe fëmijët kanë përcjellë mesazhin: “Shkarkoni Komisariatin Dixhital dhe do të jeni më të sigurt.
Nëse kërkon ndihmë në 112, për çdo emergjencë do të marrësh një shërbim cilësor e në kohë.
Nëpërmjet këtij manifestimi sensibilizohen qytetarët se siguria është kontribut i të gjithëve, se paligjshmëria nuk mund të luftohet vetëm nga Policia, por nga të gjithë qytetarët, duke raportuar dhe denoncuar në Komsiariatin Dixhital dhe në 112, çdo rast të paligjshmërisë.
Dy prej vajzave të ekipit “Volley Police”, punonjëse të Policisë, u kanë bërë thirrje qytetarëve për më shumë bashkëpunim në denoncimin e paligjshmërisë:
• Denonconi në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri, se vetëm kështu mund të ndërtojmë së bashku një ambient sa më të sigurt. Komisariati Dixhital, një mundësi e artë në celularin tuaj. Shkarkoni aplikacionin për të qenë më të sigurt.
• Ke nevojë për ndihmë? Ke emergjencë? Telefono në numrin unik 112 dhe do ta marrësh në kohë ndihmën e kërkuar. Mos hezitoni, denonconi dhe na besoni, se do të jemi menjëherë aty e të paanshëm, për të zgjidhur problematikën dhe për të ndëshkuar paligjshmërinë.
Nëpërmjet sportit, ekipi “Volley Police” po ndërmjetëson në komunitet duke përcjellë tek qytetarët mesazhin se punonjësit e Policisë janë si ata dhe punojnë për sigurinë e të gjithëve.
Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me më të vegjlit, për të sensibilizuar dhe krijuar një ambient sa më të sigurt, për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë dhe në veçanti për fëmijët tanë. 🌞 🇦🇱 🌞
Falënderojmë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë aktorët që na mundësuan të jemi të parët në inaugurimin e Stadiumit Kombëtar “AIR ALBANIA”, duke shpalosur me sukses vizionin tonë si organizatë në tapetin jeshil. 💐