Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës.
I mori para një shtetasi, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë, 34-vjeçarja.
Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të saj, tashmë të identifikuar nga Policia.
Sekuestrohen 450 000 lekë, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt.
Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i shtetases M. K., shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia vijon punën për kapjen e tij.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, kundër paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare.
Ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, procedohen penalisht 2 shtetas me profesione mjek dhe infermier.
Si rezultat i kontrolleve në subjekte ekonomike, me qëllim goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan zbuluan se në lagjen “Haxhias”, ofroheshin shërbime mjekësore në një klinikë private të paregjistruar në organet kompetente.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për mjekun dhe infermierin e klinikës, përkatësisht shtetasit A. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Morinë, Kukës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e një tentative për të trafikuar drejt Shqipërisë, lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Operacioni, falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet DVP Kukës, shërbimit doganor Morinë dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sekuestrohen 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe automjeti tip “Volksëagen” ku u gjet kjo lëndë.
Vihet në pranga 39-vjeçari nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në pako.
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.
Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.
Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.
Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.
Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Goditet një rast i shitjes në doza të drogave të forta.
Kishte siguruar lëndë narkotike kokainë dhe e kishte ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.
Sekuestrohen sasi kokaine që iu gjetën të arrestuarit, në automjet dhe në banesë, 1 peshore elektronike, celulari i tij dhe automjeti që përdorte për shpërndarjen e dozave.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, për një rast të shitjes në doza të kokainës, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kapën në flagrancë dhe arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. U., 49 vjeç, banues në fshatin Tregan.
Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 27 shtetas janë vënë në pranga, 53 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste– 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 8 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve kibernetike, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për 2 rastet e tjera është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 11 raste, 3 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të Policisë, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 4 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, me 1 shtetase të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mjekimi i pakujdesshëm”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.
Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 23 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.