DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj.
-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 80 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 20.02.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi F. Q., 75 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili kallëzoi se ishte larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja I. Xh., 73 vjeçe, e cila sipas deklarimit të tij, vuan nga sëmundja e sklerozës. Po punohet për gjetjen e saj.