DVP Elbasan
Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkollë 9-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka regjistruar me video një 42-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Pasditen e djeshme, në fshatin Orenjë, Librazhd, dyshohet se për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik, ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetases Sh. T., 54 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 20 bagëti të imta që ndodheshin brenda në kasolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.