Plan i posaçëm masash për mbarëvajtjen e vizitës së z. Antony Blinken

Policia e Shtetit zbatoi detyrat e përcaktuara në planin e posaçëm të masave, duke garantuar mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken, e cila përfundoi me sukses.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për mirëkuptimin e treguar për bllokimin e disa rrugëve, gjatë fashave orare të përcaktuara në planin e masave.