DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 39 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, konkretisht:
G. Ç., 65 vjeç, banues në Vlorë, pasi në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen I. H., 26 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, e cila u transportua në spital, për ndihmë mjekësore;
-një shtetas 17 vjeç, banues në Alarup, Pogradec, pasi në fshat u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 51 vjeç, pasi në fshatin Podgorie, Maliq, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.