DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se:
-ditën e djeshme, ka vjedhur një motomjet;
-më datë 09.02.2024, ka vjedhur një tjetër motomjet dhe një biçikletë.

Dy motomjetet u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale, ndërkaq vijon të punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 78 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. H., 60 vjeç, banues në fshatin Cangonj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij.